LAJMET E FUNDIT
-
Reagim për kërcënimet ndaj gazetarit Piro Nase!
Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë, dega Shqipëri, dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetarit të Report TV në Gjirokastër, Piro Nase. Gazetatri Piro Nase është vënë nën presion dhe ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarë të shefit të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ky i fundit ishte pezulluar nga detyra për shkak të dyshimeve se kishte
October 1, 2025 -
Reagim për kërcënimet ndaj gazetares Jonida Qirko!
Shoqata Europiane e Gazetarëve dënon me forcë kërcënimin e hapur ndaj gazetares së MCN TV në rajonin e Gjirokastrës, znj. Jonida Qirko, e cila është intimiduar publikisht në rrjetet sociale pas investigimit të saj mbi një skandal seksual ku të përfshirë rezultojnë edhe efektivë të policisë. Ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës
September 23, 2025 -
Reagim ndaj Kuvendit të Shqipërisë, për ndalimin e kameramanëve dhe gazetarëve!
Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni Shqipëri, shpreh shqetësimin për nismën e mazhorancës parlamentare për të ndaluar gazetarët dhe kameramanët të ndjekin aktivitetet e Kuvendit në sallën e seancave plenare dhe në oborrin e institucionit. Duke e cilësuar këtë projekt si një përpjekje të rrezikshme ndaj lirisë së mediave, Shoqata e Gazetarëve Europianë i kërkon kryetarit
September 17, 2025 -
Reagim për dhunimin e gazetarit të emisionit Piranja nga Sinan Indrizi dhe Refik Halili!
Shoqata Evropiane e Gazetarëve seksioni i Shqipërisë, dënon sulmin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kameramanit të emisionit “Piranjat” në stadiumin “Selman Sërmasi”, të kryera nga biznesmenët Refik Halili dhe Sinan Idrizi. Ndërhyrja ndaj gazetarëve dhe më pas marrja e pajisjeve të tyre është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe alarm për demokracinë
September 13, 2025